Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ri-arrestuar një shtetas të Shqipërisë, pasi që është arratisur, përcjell InLajmi.
Sipas policisë, i njëjti derisa ka qenë duke e vuajtur dënimin dhe është lëshuar në vikend, ku edhe është arratisur, ai më pas është kapur dhe është dërguar sërish në vuajtje të dënimit.
Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:
Qafë Morinë, 30.09.2021 – 08:50. Është arrestuar i dyshuar mashkull, shtetas i R. Shqipërisë, pasi që i njëjti derisa ka qenë duke vuajtur dënimin dhe është lëshuar në vikend, duke mos i respektuar vendimin nuk ishte kthyer. I njëjti është dërguar në vuajtur të dënimit./InLajmi/