Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person pasi që ka sulmuar me thikë një të mitur, përcjell InLajmi.
Në raport bëhet e ditur se sulmi ka ndodhur pas një mosmarrëveshje, ndërsa viktima ka pranuar trajtim mjekësor.
Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:
Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i mitur, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht me thikë viktimën mashkull kosovar i mitur.Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./InLajmi/