Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka mbajtur një takim me Emisarin Special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, përcjell InLajmi.
Ata të 2 kanë diskutuar në lidhje me marrëveshjen për targat mes Kosovës e Serbisë, ku Stoltenberg ka thënë se është interes i NATO-s dhe BE-së që të ketë zgjidhje të përbashkëta afatgjate në rajon.
Ai poashtu theksoi se KFOR-i do të sigurojë një ambient të sigurt dhe liri të lëvizjes, përmes një shkrimi në Tëitter.
“Diskutuam me të dërguarin Special të BE-së, Miroslav Lajçak në lidhje me marrëveshjen për shtensionimin e situatës në veri të Kosovës. NATO e KFOR-i vazhdon të sigurojë ambient të sigurtë dhe liri të lëvizjes. NATO-ja dhe BE-ja kanë interes të përbashkët në zgjidhjet afatgjata politike në rajon”, shkruan ai./InLajmi/