Lëvizja Studentore, më datë 1 Tetor, kishte organizuar protesta për kundërshtimin e pushtimit të Kosovës nga Serbia, shkruan InLajmi.
Sot shënohen 24 vjet nga këto protesta, ku ndër të tjera kërkohej lejimi i kthimit të studentëve në universitete, të dëbuar nga regjimi i Sllobodan Millosheviqit në vitete e 90-ta.
Protestat e studentëve cilësohen si një ndër aktet më me rëndësi në historinë e vendit.
Policia serbe atëkohë për shpërndarjen e protestave kishte përdorur dhunë ndaj studentëve dhe profesorëve pjesëmarrës./InLajmi/