Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe pa reshje. Reshje lokale shiu mund të ketë sonte herë pas here deri në mëngjes. Gjatë ditës së nesërme stabilizim i motit dhe mund të ketë edhe intervale kohore me diell. Temperatura maksimale rreth 18 deri në 20 gradë Celsius.
Në Shqipëri dhe tërë rajonin tonë nesër pritet të mbajë mot me vranësira dhe intervale kohore me diell gjatë ditës dhe pasdites. Në disa vise në Shqipëri dhe Maqedoni ende mund të ketë riga ose rrebeshe të izoluara shiu.
Nga e shtuna stabilizim i motit dhe rritje graduale e temperaturave. Netët dhe mëngjeset pritet të jenë mjaft të freskëta dhe në shumë rajone edhe me mundësi për mjegull. Ditët pritet të jenë të këndshme dhe me diell, shkruan Meteo Ballkan.
Gjendja stabile dhe me diell pritet të zgjasë afërsisht deri në mes të javës së re kur kemi gjasa të mira për reshje më intensive shiu