Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, është optimist se do të fitojë edhe një mandat në krye të kësaj komune.
“Besoj fuqishëm se do të fitojmë pa balotazh dhe me rezultat shumë të thellë”, thotë Lladrovci në emisionin Frontal Zgjedhor në T7.
“Puna e mirë që e kam bërë besoj se do të më vlerësohet”, shtoi kandidati i PDK’së.
Lladrovci thotë se ky është mandati i fundit që ai kërkon në krye të Drenasit.


















