• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Monday, 22 December, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina KRYESORE

Kurti: Programi ynë qeverisës u përgjigjet qytetarëve për punësim e drejtësi

J G nga J G
1 October 2021
në KRYESORE
0 0
0
Kurti u drejtohet qytetarëve me nje video për situatën me koronavirus
0
SHPERNDARJE
21
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në mbledhjen e bordit të Aleancës Progresive.

Në këtë mbledhje, Kurti foli për tri çështje, atë të lëvizjes e qeverisë që ai e udhëheq, për gjendjen e demokracisë dhe nevojën për paqe të qëndrueshme.

Gjatë fjalës së tij, Kurti përmendi kohën e themelimit të Lëvizjes Vetëvendosje, kohën sa ishte opozitë e deri tek koha kur Kurti u bë shef qeverie për herë të parë.

“Ne u angazhuam dhe protestuam, sepse donim që idetë tona dhe kauza jonë të dëgjoheshin. 15 vjet më vonë, pas shumë protestave dhe demonstratave, arrestimeve dhe zgjedhjeve, kur ndodhën kaq shumë procese që formësuan vendin tonë dhe ne, më në fund erdhëm në pushtet. Ishte data 6 tetor 2019, por për shkak të disa ngjarjeve fatkeqe, ajo qeveri ishte jetëshkurtër dhe u rrëzua në mes të pandemisë COVID-19, të cilën ne e menaxhuam jashtëzakonisht mirë. Por pastaj, këtë vit, në zgjedhjet e 14 shkurtit, ne fituam me një fitore bindëse. Gara jonë ishte kundër atyre që udhëhoqën për dy dekada dhe përdorën para të korruptuara dhe institucione shtetërore për t’i bindur votuesit, përderisa ne garonim me idetë tona. Fitorja jonë më 14 shkurt tregon se ka fuqi në ide, se ka fuqi në të qenit i ndershëm dhe i denjë; në të qenit parimor dhe të udhëheqjes me shembull”, ka thënë Kurti në fjalën e tij në këtë mbledhje.

Me tej, Kurti tha se tani si kryeministër do të qeveris me të njëjtat parime që evokuan sa ishin në opozitë, sepse sipas tij, besojnë se demokracia nuk është e nevojshme vetëm për t’i fituar zgjedhjet, por edhe për të qeverisur.

Kreu i Vetëvendosjes përmendi edhe programin qeverisës, duke thënë se ai u përgjigjet dy çështjeve urgjente për qytetarët e Kosovës: punësim dhe drejtësi.

“Qytetarët duan një shtet demokratik që respekton dhe mbron të drejtat e njeriut dhe të drejtat civile, një shtet i cili funksionon bazuar në sundimin e ligjit, lirinë e medias dhe lirinë e fjalës. Ata duan një sistem të pavarur dhe profesional të drejtësisë që jep vërtet drejtësi dhe një qeveri që punon për të gjithë, pavarësisht prejardhjes dhe të ardhurave”, ka thënë Kurti.

Ai gjithashtu tha se besimi në institucionet kryesore të Kosovës kurrë nuk ka qenë më i lartë, duke thënë se tri institucionet që dolën nga zgjedhjet e 14 shkurtit, Presidenti, Kryetari i Kuvendit dhe Kryeministri gëzojnë mbi 50 përqind të besimit të qytetarëve.

“Si rezultat, tani më shumë qytetarë janë të gatshëm t’i paguajnë tatimet dhe faturat, gjë që ka rezultuar në të hyra më të larta buxhetore. Shumë prej tyre gjithashtu konkurrojnë për vende të punës dhe pozita të reja sepse e dinë që nuk ka parregullsi dhe vlerësimi është më i drejtë. Kjo tregon se ndryshimet demokratike kanë një efekt përhapës në të gjitha fushat e jetës dhe mund t’i fuqizojnë qytetarët dhe ta forcojnë demokracinë”.

Sa i përket çështjes së dytë, atë mbi gjendjen e demokracisë, Kurti tha se kjo në vitet e fundit ka qenë sifudese por edhe shpresëdhënëse.

“Demokracia në të gjithë botën është nën kërcënim nga autokratët në rritje që keqpërdorin instrumentet e demokracisë, si zgjedhjet e lira dhe mediat e lira, për të përhapur kauza të rreme dhe informacione të rreme dhe për të paraqitur një realitet të shtrembëruar sepse i synojnë instinktet dhe impulset më të këqija të njerëzimit. Kjo nuk është diçka e re. Ne kemi qenë dëshmitarë të valëve dhe fushatave të tilla më parë, por ajo që është e re janë mjetet që i kanë në dispozicion, siç janë rrjetet sociale dhe paaftësia jonë për t’u bashkuar dhe për ta mbrojtur demokracinë”, është shprehur Kurti.

Ndërsa, sa i përket paqes, Kurti tha se në Evropë, paqja e qëndrueshme ishte e mundur vetëm pas pranimit të përgjegjësisë pas Luftës së Dytë Botërore dhe përqafimit të demokracisë së vërtetë, njofton Klan Kosova.

“E ngre këtë çështje sepse besoj se çështjet e pazgjidhura mes Kosovës dhe Serbisë, 22 vjet pas luftës, ekzistojnë vetëm sepse Serbia nuk ka marrë përgjegjësinë për luftërat e shkaktuara në vitet ’90 dhe sepse ata kurrë nuk janë demokratizuar me të vërtetë. Edhe sot e kësaj dite ata refuzojnë të pranojnë gjenocidin në Bosnjë edhe pas vendimit të GJND-së. Unë vërtet besoj se këto dy procese janë të lidhura – pranimi i përgjegjësisë dhe demokratizimi. Të jesh një demokrat i vërtetë do të thotë të besosh në barazinë e të gjitha qenieve njerëzore dhe t’i gjykosh të tjerët jo nga prejardhja dhe përkatësia etnike, por nga përmbajtja e karakterit të tyre. Për sa kohë që Serbia udhëhiqet nga njerëz që refuzojnë të përballen me të kaluarën e tyre dhe vazhdojnë ta shohin etninë dhe fenë e tyre si superiore ndaj të tjerëve, paqja e vërtetë është ende larg që të arrihet”, ka thënë ai.

Tags: Albin KurtiAleanca për ProgresProgrami qeverises
Postimi i mëparshëm

Ish-ministri i Ekonomisë: Për projekte si gazsjellësi duhen bërë studime serioze

Postimi tjetër

Lladrovci: Besoj fuqishëm se do të fitojmë pa balotazh dhe me rezultat shumë të thellë

Të ngjajshme Postime

Policia konfirmon vdekjen e Shemit, këto janë detajet
KRYESORE

Policia konfirmon vdekjen e Shemit, këto janë detajet

22 December 2025
Koci publikon uniformen e vjetëruar të një polici: Mbi katër vite shërbim, është pajisur me tesha vetëm një herë
KRYESORE

Koci publikon uniformen e vjetëruar të një polici: Mbi katër vite shërbim, është pajisur me tesha vetëm një herë

22 December 2025
Në vitin e dytë të liberalizimit të vizave, bien kërkesat për azil në BE
KRYESORE

Në vitin e dytë të liberalizimit të vizave, bien kërkesat për azil në BE

22 December 2025
Kongresi “i fshesës”, Ali Ahmeti reformon BDI-në: Do të largojë shumë emra kyç
KRYESORE

Kongresi “i fshesës”, Ali Ahmeti reformon BDI-në: Do të largojë shumë emra kyç

20 December 2025
Nis ardhja e bashkatdhetarëve, deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë
KRYESORE

Nis ardhja e bashkatdhetarëve, deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë

20 December 2025
Haliti: Gabimet e rënda të Kurtit do duhej të trajtoheshin nga gjykatat
KRYESORE

Haliti: Gabimet e rënda të Kurtit do duhej të trajtoheshin nga gjykatat

18 December 2025
Postimi tjetër
Lladrovci: Besoj fuqishëm se do të fitojmë pa balotazh dhe me rezultat shumë të thellë

Lladrovci: Besoj fuqishëm se do të fitojmë pa balotazh dhe me rezultat shumë të thellë

Lajmet e fundit

Rama reagon pas vdekjes së Shemit: Ishte imazh i gjallë i kryeqytetit në vitet kur rok-u ishte zë rebelimi

Rama reagon pas vdekjes së Shemit: Ishte imazh i gjallë i kryeqytetit në vitet kur rok-u ishte zë rebelimi

22 December 2025
Policia konfirmon vdekjen e Shemit, këto janë detajet

Policia konfirmon vdekjen e Shemit, këto janë detajet

22 December 2025
Koci publikon uniformen e vjetëruar të një polici: Mbi katër vite shërbim, është pajisur me tesha vetëm një herë

Koci publikon uniformen e vjetëruar të një polici: Mbi katër vite shërbim, është pajisur me tesha vetëm një herë

22 December 2025
I zhdukur prej 13 vitesh, gjendet avioni Boeing 737 në parkingun e aeroportit në Indi

I zhdukur prej 13 vitesh, gjendet avioni Boeing 737 në parkingun e aeroportit në Indi

22 December 2025
Kadidati i PDK-së Paçarizi: “Gratë dhe vajzat nuk janë vetëm shtylla e familjes, por forca lëvizëse e shtetit!”

Kadidati i PDK-së Paçarizi: “Gratë dhe vajzat nuk janë vetëm shtylla e familjes, por forca lëvizëse e shtetit!”

22 December 2025
Gjithçka që dimë për planet e reja të Donald Trump për Hënën

Gjithçka që dimë për planet e reja të Donald Trump për Hënën

22 December 2025
“Tri ditë para dreqit kam lindur unë, jam strateg”, Labi planifikon për të trazuar shtëpinë

“Tri ditë para dreqit kam lindur unë, jam strateg”, Labi planifikon për të trazuar shtëpinë

22 December 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu