Prodhuesi i ilaçeve Merck tha se pilula e eksperimentale e koronavirusit, zvogëloi shtrimin në spital dhe vdekjet në gjysmë te njerëzit e infektuar kohët e fundit dhe se së shpejti do të kërkojë nga zyrtarët shëndetësorë në SHBA dhe në mbarë botën që të autorizohet përdorimin i saj, transmeton InLajmi.
Nëse autorizohet, ky ilaç do të jetë pilula e parë për të trajtuar koronavirusin, një përparim potencialisht i madh në përpjekjet për të luftuar pandeminë.
Merck dhe partneri i saj Ridgeback Biotherapeutics thanë se rezultatet e hershme treguan se pacientët që morën ilaçin, të quajtur molnupiravir, brenda 5 ditëve nga simptomat e Covid-19 kishin rreth gjysmën e shkallës së shtrimit në spital dhe vdekjes.
Studimi ka përfshirë, 775 të rritur me Covid-19, ku sipas kompanisë krijuese në grupin që morën ilaçin, pas asaj periudhe kohore nuk kishte vdekje krahasuar me 8 vdekje në grupin që nuk e morën, përcjell AP.
Rezultatet u publikuan nga kompania ndërsa u bë i ditur plani për prezantim tnë një takim të ardhshëm mjekësor./InLajmi/