Përbërësit:
1 litër qumësht
12 lugë nisheste
8 lugë sheqer
2 sheqer vanillë
250 gram margarinë
500 ml ajkë
300 gram qokollatë
300 gram biskota.
Nishesten dhe sheqerin e përziejmë me 250 ml qumësht të ftohtë kurse pjesën tjetër të qumështit e vlojmë.
Në qumështin e valë shtojmë nishesten e tretur dhe e përziejmë vazhdimisht derisa të trashet kremi.
Në kremin e ftohur shtojmë margarinën e rrahur në shkumë dhe përziejmë.
Ngrojmë ajkën e ëmbël, por nuk e lejojmë të vlojë, e largojmë nga zjarri dhe shtojmë qokollatën e copëtuar.
Përziejmë derisa të shkrihet qokollata.
Në një kallëp të thellë e të lyer me yndyrë vendosim një shtresë biskota katrorë të njomura në pak qumësht, qesim një shtresë të hollë nga kremi me qokollatën dhe ajkën.
Pastaj vendosim sasinë e kremit të bardhë, e rrafshojmë dhe mbi e lyejmë me masën e kremit me qokollatë.