Komentatori politik, Imer Mushkolaj, ka qenë shumë kritik ndaj Qeverisë Kurti, për marrëveshjen e arritur me Serbinë, të cilën e ka cilësuar si skandaloze negocimin me Serbinë për tërheqjen e Njësisë Speciale nga territori i Kosovës.
Duke biseduar për marrëveshjen e arritur në Bruksel për targat, dhe tërheqjen e Forcave Speciale nga veriu për t’u zëvendësuar nga forcat e KFOR’it.
Mushkolaj e ka quajtur skandaloze këtë marrëveshje. Ai ka thënë se negocimi me shtetin Serb për tërheqjen e Forcave Speciale nga territori i Kosovës është e papranueshme.
Tutje Mushkolaj ka thënë Kurti më herët na ka thënë se ne nuk pyesim askënd për ta dërguar Njësinë Speciale në veri.
“Është skandaloze të negociosh dhe arrish marrëveshje, me Serbinë për tërheqjen e Njësisë Speciale nga territori i Kosovës”, ka thënë Mushkolaj.
Duhet theksuar se në njërën nga pikat e marrëveshjes thuhet se Njësitë Speciale e policisë të vendosura në CCP Jarinje dhe Brnjak do të hiqen njëkohësisht me bllokimet e rrugëve duke filluar më 2 tetor 2021 në orën 8:00 dhe duke përfunduar jo më vonë se 16:00, përcjell Gazeta Metro.
“1. Njësitë speciale të policisë të vendosura aktualisht në CCP Jarinje dhe Brnjak do të hiqen njëkohësisht me bllokimet e rrugëve duke filluar më 2 tetor 2021 në orën 8:00 dhe duke përfunduar jo më vonë se 16:00. KFOR -i do të vendoset në CCP Jarinje dhe Brnjak para fillimit të largimit simultan dhe do të qëndrojë për afërsisht dy javë për të ruajtur një siguri dhe mjedis të sigurt dhe liri të lëvizjes”.