Kreu i partisë së PSD-së, Dardan Molliqaj ka thënë se targat ilegale KM janë duke u pranuar, përcjell InLajmi.
Molliqaj ka thënë se për të pranuar pranuar Qeveria pastaj se pjesa veriore trajtohet ndryshe nga pjesa tjetër e vendit.
Sipas tij kjo është instrumentalizim i tmerrshëm dhe gjithashtu avanturë e rrezikshme.
Kreu i PSD-së gjithashtu ka thënë se kësaj Qeverie nuk i bëhet vonë ta dëmtojë Kosovën, halli është si të fshehet para publikut.
Postimi i plotë i tij:
Targat ilegale KM po pranohen! Publikojeni marrëveshjen! Janë dërguar njerëzit në veri. Për çfarë?! Për ta pranuar Qeveria pastaj se pjesa veriore trajtohet ndryshe nga pjesa tjetër e vendit. Ky është instrumentalizim i tmerrshëm, dhe avanturë e rrezikshme. Tash, logjika është ajo e ndarjes etnike e territoriale; rruga është trajtim i segmentuar – marrëveshje pas marrëveshjes; rezultati përfundimtar është Asociacioni me kompetenca ekzekutive. Kësaj Qeverie nuk i bëhet vonë ta dëmtojë Kosovën, halli është si të fshehet para publikut. Asgjë ndryshe nuk kemi pritur, por jo kaq shpejt. /InLajmi/