Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar ndaj Qeverisë pasi që kjo e njëjta ka ndalur punimet për sjelljen e gazit, që sipas tyre ju duhen me shumë informata, përcjell InLajmi.
LDK-ja në këtë rast ka thënë se më këtë veprim Kosova ka humbur 200 milionë dollarë.
Gjithashtu nga kjo parti e kanë quajtur hap strategjiki i gabuar.
Postimi i plotë i tij:
Sot, Qeveria e Kosovës refuzoi projektin më gjeostraregjik amerikan në Ballkan, atë të gazpërçuesit, që do t’i siguronte shtetit tonë furnizim me gaz e së këndejmi dhe tranzicionin e nevojshëm energjetik.
Përveç se, në paranoizmin e pashpjegueshëm politik, e cilësoi të njëjtin si “gaz rus”, me këtë vendim, Kosova i refuzoi dhe 200 milionë dollarë, që Presidenti Biden, kohë më parë i kishte konfirmuar si grant – fonde falë – për Republikën e Kosovës dhe projektin në fjalë.
Një hap i gabuar strategjik. Një veprim i pakuptueshëm për interesat shqiptare në rajon. Një humbje financiare dyqind milionëshe në një vend pa zhvillim. E pakuptimtë, e dëmshme, e papranueshme. Përkushtimi i Kosovës në projekte strategjike amerikane nuk duhet të ketë hezitim. Ecja jonë strategjike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të jetë e përbashkët në politikë, ekonomi, siguri e energjetikë.
LDK – Zyra për Informim /InLajmi/




















