Mbetjet e 9 viktimave që ishin varrosur e që u gjetën para disa muajsh në Kizhevak të Serbisë, u riatdhesuan në Kosovë gjatë së enjtes.
E për t’i pritur eshtrat e të masakruarve të Rezallës dolën familjarët.
Një nga ta e kujton shumë mirë se si babai i saj ra në duart e forcave serbe.
Për t’i nderuar këta erdhi edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Sipas tij, çështja e të pagjeturve mbetet prioritet në raport me Serbinë, njofton Klan Kosova.
Ndërkaq, kryesuesi i delegacionit për bisedimet për çështjen e të pagjeturve, Andin Hoti bëri me dije se eshtrat do të dërgohen në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ndërkaq më pas me dakordimin e familjarëve do të bëhet edhe rivarrimi i tyre.




















