Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka mabjtur konferencë për media ku ka thënë se Kosova nuk do të vazhdojë përpara me projektin për ndërtimin e infrastrukturës së gazsjellësit, raporton InLajmi.
Sipas Rizvanollit e nevojshme që të ketë më më shumë informata për të qenë më të sigurt se ndërtimi i infrastrukturës së gazsjellësit është opsioni më i mirë për tranzicionin energjetik të Kosovës.
“Gjatë dy ditëve të fundit kemi pasur takime nga korporata MCC, dhe gjatë këtyre takimeve kemi bërë edhe dizajnimin e programit të kompaktit duke bërë një përmbledhje të saj. Ne kemi nevojë për më shumë informata për të qenë më të sigurt se ndërtimi i infrastrukturës së gazsjellësit është opsioni më i mirë për tranzicionin tonë energjetik. MCC ka afate strikte. Ne kemi vendosur të ecim tutje dhe ta shfrytëzojmë programin e alokuar dhe kompaktin për investime me risk më të ulët, por megjithatë ndihmojnë Kosovën drejt dekaorbonizimit të energjisë dhe krijojnë kushte për sektorin ekonomik”.
“Gjatë muajve në vijim ne do të vazhdojmë punën tutje duke punuar më shumë në këtë drejtim”. /InLajmi/


















