Ish-presidenti francez Nicolas Sarkozy është dënuar me një vit burg për financimin e paligjshëm të fushatës së tij të pasuksesshme të rizgjedhjes në vitin 2012, transmeton InLajmi.
66-vjeçari u shpall fajtor në një gjykatë të Parisit për shpenzimin e dhjetëra miliona eurove më shumë në fushatën e tij sesa ishte lejuar me ligj.
Megjithatë, ai nuk do të burgoset, dhe mund ta vuajë dënimin në shtëpi me një byzylyk elektronik, vendosi gjykata.
Sarkozy mohon çdo keqbërje dhe pritet të apelojë kundër vendimit.
Ky është dënimi i tij i 2-të me një vit burg. Në muajin Mars, ai u bë ish -presidenti i parë i Francës që mori një dënim me burg – për korrupsion.
Në gjyqin e fundit, Sarkozy u akuzua me 13 të pandehur të tjerë për rolin e tyre në të ashtuquajturin skandal “Bygmalion”, shkruan BBC.
Prokurorët thanë se partia UMP e ish -presidentit shpenzoi gati dyfishin e kufirit prej 22.5 milion euro, për tubimet dhe ngjarje të fushatës, pastaj u përpoq të fshehte kostot duke punësuar një firmë PR të quajtur Bygmalion për të faturuar partinë./InLajmi/