Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka komentuar marrëveshjen e arritur në Bruksel, përcjell InLajmi.
Ajo ka thënë se marrëveshja e arritur sot në Bruksel është e njëjta me atë të vitit 2016, por me disa hapa prapa.
Vlora Çitaku, në një shkrim në Tëitter, ka replikuar emisarin Lajçak duke thënë se kjo marrëveshje e nënshkruar barazon policinë me huliganët që kanë vendosur barrikadat.
“Marrëveshja e njëjtë, që tashmë ishte arritur më 2016, me disa hapa prapa. KFOR-i nuk është reagues i parë, dhe pjesa më shqetësuese, kjo marrëveshje i barazon forcat e sundimit të ligjit në Kosovë me huliganët që vendosin barrikada”, ka shkruar ajo./InLajmi/