Kandidati i PDK-së për Prizren, Shaqir Totaj ka vizituar tregun në Terzimahallë, që sipas tij është në gjendje për të ardhur keq, përcjell InLajmi.
Totaj ka shkruar se një pamje e tillë nuk do të egzistonë gjatë qeverisjes së tij dhe sipas tij puna e ndershme e fermerëve meriton trajtim më të mirë nga qeverisja komunale.
Postimi i plotë i tij:
Është për keqardhje të shohësh gjendjen e tregut në Terzimahallë. Një pamje e tillë nuk do të ekzistojë gjatë qeverisjes sime, sepse puna e ndershme e fermerëve meriton trajtim më të mirë nga qeverisja komunale. Prandaj do të investojmë në infrastrukturë duke e bërë Prizrenin me treg me kushte moderne. Si kryetar i ardhshëm i Prizrenit do të rikthej fokusin tek fermerët duke u siguruar kushte më të mira për plasimin e produkteve e ofruar mbështetje financiare për të ngritur kapacitetet e tyre prodhuese. Bashkë për Prizrenin. /InLajmi/