Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka komentuar zhvillimet e fundit dialogun Kosovë – Serbi në Bruksel.
Ahmeti ka thënë se presidenti serb Vuçiq nuk është i gatshëm të njohë Kosovën.
“Është Koha që ta shtyjmë marrëveshjen përfundimtare, Amerikanët gjithmonë të interesuar, nuk e dijë se sa do të ketë hapësirë për një marrëveshje të tillë, duke e ditur se nuk besoj që Vuçiq është i gatshëm ta njeh Kosovën. Thjeshtë e përcjelli se çfarë i thotë popullit serb, në këto raste gjithmonë është e nevojshme të flitet me qytetarët për t’ju shpjegohet ai vazhdon të thotë asnjëherë s’do ta njoh Kosovën”, tha Ahmeti në Politiko.