Rreth 25 persona u dërguan në spital pasi një shpërthim dëmtoi një ndërtesë banimi në qytetin suedez të Gothenburg herët të martën, njoftoi radio e shërbimit publik, transmeton InLajmi.
Policia tha se ka hapur hetim për shkaqet e shpërthimit, ndërsa zëdhënësi i Spitalit Universitar Sahlgrenska tha se 3 gra u plagosën rëndë mes personave të dërguar në spital.
Shërbimet e urgjencës janë duke punuar për të evakuuar njerëzit dhe për të shuar zjarret në ndërtesë./InLajmi/