Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka bërë të ditur se kërkesa për padi ndaj saj është refuzuar në rastin “Vicianumi” në Vushtrri, përcjell InLajmi.
Haxhiu ka shkruar se pas këtij refuzimi bëhet edhe njëherë e ditur se shkëputja e njëanshme e kontratës nga vetë ajo është e drejt, që sipas saj kjo lidhet me faktin se ajo kontratë ishte e lidhur në kundërshtim flagrant me rendin juridik të Kosovës.
Ajo gjithashtu ka shkruar se e drejta triumfon kur ata që kanë keqpërdorur detyrën dhe kompetencat, përgjigjen për veprat e tyre.
Postimi i plotë i saj:
Sot pranuam Aktevendimin nr.c.592/21 nga Gjykata Themelore Mitrovicë – Dega Vushtrri me të cilin është refuzuar kërkespadia e paditësit Erisi ndaj Ministrisë se Drejtësisë për pengim posedim faktik dhe juridik të palujtshmërisë siç emërtohet ndryshe Vicianumi në Vushtrri.
Me këtë aktvendim të Gjykatës kompetente vërtetohet sërish se vendimi për shkëputje të njëanshme të kontratës nga ana e Ministrisë së Drejtësisë ka qenë i drejtë për faktin se ajo kontratë ishte lidhur në kundërshtim flagrant me rendin juridik të Republikës së Kosovës.
Për më tepër, akterët me lidhjen e asaj kontrate kanë konsumuar vepër penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare dhe veprave tjera të ndërlidhura me të.
E drejta triumfon kur ata që kanë keqpërdorur detyrën dhe kompetencat, përgjigjen për veprimet e tyre. /InLajmi/