Vajza e kandidatit për kryetar të Mitrovicës nga radhët e PDK-së Bedri Hamza, Doruntina Hamza, e ka vlerësuar shumë babin e saj, përcjell InLajmi.
Ajo përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se babai i saj përveç se ëhstë njëri i përkushtuar ndaj familjes, është i ndershëm e modest me një integritet të pacenushëm.
Doruntina përfundoi shkrimin e saj mirënjohës e vlerësues ndaj të atit, duke thënë se ndihet krenare që është vajza e tij.
Postimi i plotë i saj:
Nuk duhet me mendu deren e zyres vec kur ki me hy, duhet me mendu edhe kur ki me dale, e me mbyll ate derë”, eshte fjali qe na e perserit shpesh babi. Keshtu ke mendu e vepru për të gjitha dyert ku ke hy ti… cka po len pas. E jo vetem ne pune, po edhe ne familje.
Ti per mu pervec qe je nje prind i dashtun e shume i perkushtuar, je njeri me vlera te larta njerzore, njeri i ndershem e modest, me integritet te pacenushem e etike te larte profesionale. Unë aq sa te du e te cmoj si prind qe familjen e ke pas ne rend te pare gjithmone, te du, te cmoj dhe te vlersoj lartë si Njeri, qe per keto vite sa ke qene ne pozita te larta shtetrore na ke bo me ec me koken larte me punen, profesionalizmin e ndershmerine.
Jam shume krenare qe jam çika jote.
Bedri Hamza./InLajmi/