Policia e Kosovoës, ka njoftuar se nga aksidenti i mbrëmshëm në Klinë, ka humbur jetën një person dhe 9-të të tjerë janë lënduar, përcjell InLajmi.
Bëhet e ditur se në aksident kanë qenë të përfshira 2 vetura dhe një autobus. Sipas Policisë, me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, ndërsa 9 të lënduarit janë dërguar në Spitalin e Pejës për trajtim, kurse njëri prej tyre është transferuar për QKUK.
Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:
Humb jetën një person, dhe nëntë tjerë pësojnë lëndime
Me datë 27 shtator 2021, rreth orës 21:00, policia është informuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në rrugën “Sadik Rama” në Klinë. Në këtë aksident ishin të involvuara dy vetura dhe një autobus të gjithë me targa vendore.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet kompetente të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, njësitë e zjarrfikësve, gjithashtu edhe prokurori i shtetit, dhe nga ekip mjekësor është konstatuar vdekja e një personi të përfshirë në këtë aksident.
Të lënduarit me auto-ambulancë janë dërguar në emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë për tretman mjekësorë. Njëri nga të lënduarit për shkake të natyrës së lëndimeve është dërguar për SHSKUK në Prishtinë .
Me urdhër të Prokurorit shtetit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për Obduksion./InLajmi/