Një aksident ka ndodhur në fshatin Lupç të Podujevës, ku janë lënduar 8 persona, përcjell InLajmi.
Aksidenti ka ndodhur mes 2 veturave, ndërsa policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve.
Lajmin për aksidentin është konfirmuar nga Flora Ahmeti, zëdhënëse në Policinë Rajonale të Prishtinës.
“Sot rreth orës 12:00 në fshatin Lupç të Podujevës, ka ndodhë një aksident trafiku, ku janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e aksidentit tetë persona kanë pësuar lëndime trupore. Personat e lënduar kanë marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti”, ka deklaruar Ahmeti./InLajmi/