Kandidati për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj ka vizituar disa biznese në Vlashnje, përcjell InLajmi.
Totaj është shprehur se në programin e tij synohet rimëkëmbja e Prizrenit, që do të arrihet me mbështetjen e bizneseve, lehtësime për tregtaret, prodhuesit e ndërmarrësit e rinjë.
Ai tha se përkrahja që u ka munguar do t’u kthehet pas 17 Tetorit.
Postimi i plotë i tij:
Bizneset janë shtylla kryesore ekonomike e Prizrenit. Në vazhdën e takimeve, këtë të hëne vizituam biznese e firma në Vlashnje, me të cilët biseduam për sfidat që po përjetojnë si pasojë pandemisë. Përkrahja e munguar për ta do të rikthehet pas 17 tetorit pasi që gjatë udhëheqjes sime do të funksionalizojmë zonën ekonomike. E nëpërmjet themelimit të Fondit, do të mbështesim bizneset ekzistuese në ngritje të kapaciteteve e ofrojmë lehtësime për tregtarët, prodhuesit e ndërmarrësit e ri duke synuar rimëkëmbjen e përgjithshme të Prizrenit. Bashkë për qytetin që duam./InLajmi/




















