Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka pritur sot në takim ministrin e Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Bledi Çuçi, përcjell InLajmi,.
Në këtë takim ministri Sveçla së pari e uroi ministrin Çuçi për detyrën si dhe për Mbledhjen e parë të Këshillit të Ministrave pas konstituimit të institucioneve duke e falënderuar atë për nënshkrimin e 2 marrëveshjeve: Marrëveshjen e trafikut lokal të kufirit si dhe për Marrëveshjen për hapjen e pikës së përbashkët të kalimit kufitar Shishtavec (Kukës).
Ministri Sveçla theksoi se bashkëpunimi i 2 vendeve tona po thellohet nnë shumë dimensione dhe në dobi të qytetarëve nga të 2 anët e kufijve. Ministri theksoi se qëndrojnë të bashkuar si gjithmonë, si në paqe ashtu edhe në sfida të përbashkëta.
Gjithashtu ministri Sveçla theksoi se Ministritë e Brendshme të 2 shteteve tona kanë më shumë se 20 marrëveshje të cilat padyshim kanë qëllim lehtësimin e jetesës dhe zhvillimin e veprimtarisë së shqiptarëve në të 2 anët e kufirit.
Në fund të takimit 2 ministrat u zotuan se ky bashkëpunim të vazhdojë edhe në të ardhmen ndërmjet 2 Policive të shteteve tona në fushën e sigurisë publike, luftimin e krimit dhe të korrupsionit./InLajmi/