Sot ka filluar viti i ri shkollor në vendin tonë, pas disa shtyrjeve si shkak i pandemisë në vend, përcjell InLajmi.
Në këtë ditë ministrja e Arsimit Arbërie Nagavci, ka uruar nxënësit, mësuesit e prindërit.
Ajo ka thënë se do të ketë angazhim për një vit sa më te mbarë e të suksesshëm.
Duke bërë thirrje për kujdes të shtuar ajo uroi rezultate sa më të mira.
Postimi i plotë i saj:
Të dashur nxënës, mësues, prindër, urime fillimi i vitit shkollor!
Në këtë fillim viti shkollor kur akoma po përballemi me pandeminë, angazhimi ynë për të bërë më të mirën, për një vit sa më të mbarë e të suksesshëm, është i vazhdueshëm.
Sfidat e brengat do t’i tejkalojmë bashkë, me vullnetin, kuriozitetin e energjinë për mësimnxënie e mësimdhënie.
Nuk do të jetë e lehtë as këtë vit, puna në shkolla. Krahas masave që kemi ndërmarrë, krahas kujdesit për sigurinë e shëndetin, nuk duhet lënë anash as betejat për rezultate në të nxënë, në arsimim e edukim.
Me kujdes të shtuar, respektim të masave, bashkëpunim e përkushtim, për rezultate sa më të mira!
Shëndet të plotë e suksese për të gjithë!/InLajmi/