Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinioni publik se nga data, 28 shtator 2021, do të fillojë me lejimin e vizitave të lira dhe vizitave familjare, përcjell InLajmi.
Si masë lehtësuese, për vizitë familjare do të fillojmë me pranimin e vetëm një anëtari të ngushte të familjes dhe vizitat e lira në lokale të veçanta.
Gjatë vizitës së tyre, vizitori është i obliguar të prezantoi, Certifikatën e vaksinimit për vaksinimin e plotë ose marrjen e një doze të vaksinës kundër COVID-19, testin RT-PCR negativ në Covid 19, jo më të vjetër se 72 orë, ose test i shpejtë antigjen negativ, jo më i vjetër se 48 orë.
Po ashtu, vizitorët gjatë qëndrimit brenda institucioneve korrektuese, obligohen të bartin maskat mbrojtëse.
Shërbimi Korrektues i Kosovës ka filluar lehtësimin e masave në bashkëpunim me Departamentin Shëndetësor të Burgjeve.
Shërbimi Korrektues i Kosovës do të vazhdojë bashkërendimin institucional me institucionet relevante të Republikës së Kosovës dhe do të mbajë të informuar opinionin publik rreth hapave në vazhdim./InLajmi/