Kreu i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj ka ndarë një video në rrjetin social Facebook të fshatit Isniq, përcjell InLajmi.
Sipas Ramosaj, Deçani mburret pasi që fshati më i madh i Kosovës i takon kësaj komune.
Ai tutje ka shkruar se Isniqi është vend atdhetarëve, intelektualëve e veprimtarëve të dalluar.
Postimi i plotë i tij:
Fshati ISNIQ,
Padyshim për Deçanin është mburrje që fshati më i madhi në Kosovë, i takon komunës tonë!
Ky vend i atdhetarëve, intelektualëve e veprimtarëve të dalluar, na ka nderuar me përkrahjen dhe besimin e tyre, të cilin jam munduar të ua kthej me punë e përkushtim. Dhe nuk kam me u ndalë, deri në jetësimin e premtimit të fundit!
#PërDeçaninSkaMeUndal.
#AAK121
BR /InLajmi/