Komisioni Qeveritar i Republikës së Kosovës për Persona të Zhdukur ka bërë të ditur se viktimat e Masakrës së Rrezallës të zhvarrosura nga varreza masive në Kizhevak, Serbi, do të riatdhesohen në Republikën e Kosovës më 30 Shtator 2021, përcjell InLajmi.
Sipas Komisionit për të Zhdukurit kanë kërkuar që riatdhesimi i këtyre eshtrave të ndodhë sa më parë në koorfinim me familjet.
Nga Komisioni është bërë e ditur se eshtrat në Kizhevak iu përkasin 7 identifikimeve të reja të nga masakra e Rrezallës si dhe 2 ribashkimeve me eshtrat e zhvarrosura vite më parë nga varreza masive në Rudnicë, të Rashkës, Serbi.
Njoftimi i plotë nga Komisioni Qeveritar për të Zhdukurit:
Viktimat e Masakrës së Rrezallës të zhvarrosura nga varreza masive në Kizhevak, Serbi, do të riatdhesohen në Republikën e Kosovës më 30 Shtator 2021
Komisioni Qeveritar i Republikës së Kosovës për Persona të Zhdukur, në koordinim me familjet, në vazhdimësi ka kërkuar që riatdhesimi i këtyre eshtrave të ndodhë sa më parë.
Bazuar në raportet e identifikimit, eshtrat e zhvarrosura në Kizhevak iu përkasin shtatë identifikimeve të reja të nga masakra e Rrezallës si dhe dy ribashkimeve me eshtrat e zhvarrosura vite më parë nga varreza masive në Rudnicë, të Rashkës, Serbi.
Riatdhesimi i mbetjeve mortore të viktimave do të realizohet në bashkëpunim me përkrahjen e familjeve, Institutit të Mjekësisë Ligjore, Policisë së Kosovës – Sektorit për Krime Lufte , Ministrisë së Mbrojtjes dhe Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq. /InLajmi/




















