Një tërmet i fortë me magnitudë 6.0 tronditi ishullin e Kretës në Greqinë jugore të hënën, bëri të ditur Instituti Gjeodinamik i Athinës, transmeton InLajmi.
Më herët Qendra Sizmologjike Evropiane Mesdhetare, njoftoi se tërmeti arriti një magnitudë prej 6.5, ndërsa Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara e vendosi atë në 6.0.
Epiqendra e tërmetit ishte 23 kilometra (14 milje) në veriperëndim të Arvi në një thellësi prej 10 kilometrash.
Kryetari i fshatit Arkalohori tha se 2 kisha dhe ndërtesa të tjera në fshat ishin dëmtuar dhe 2 persona ishin bllokuar./InLajmi/