Kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku është takuar me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama përcjell InLajmi.
Abdixhiku ka treguar se ai ka diskutuar me Ramën mbi lidhjet e 2 vendeve, situatën në veri si dhe të ardhmen e përbashkët në BE.
Lumir Abdixhiku bëri të ditur se ka pranuar ftesë në Rama për vizitë zyrtare në Shqipëri të cilën do ta realizojë së shpejti.
Postimi i plotë i tij:
Sot, me bashkëpunëtorë, në selinë e LDK-së, prita në takim Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama. Diskutuam mbi relacionet e dy vendeve; situatën e krijuar në Veri; si dhe të ardhmen e përbashkët në familjen euro-atlantike.
Kryeministrin Rama e falenderova për përkrhajen që po i jep Kosovës në proceset e rëndësishme. Po ashtu, nga ai, mora ftesë për një vizitë zyrtare në Shqipëri, të cilën do ta realizojë së shpejti.
Raportet ndërshqiptare, janë bazamenti i suksesit tonë. Për këtë, unë dhe LDK jemi të përkushtuar pa hezitim./InLajmi/