Kandidati për kryetar i PDK-së në Komunen e Prizrenit Shaqir Totaj ka prezantuar programin qeverisës edhe sot ani pse është ditë vikendi, përcjell InLajmi.
Totaj ka takuar anen e Vërrinit ku ka prezantuar dhe ka premtuar se do të investojnë shumë në sektorë të ndryshëm që qytetit e fshatrave të Prizrenit t’u rikthehet gjallëria e munguar gjatë keq qeverisjes së Haskukës
Postimi i plotë i tij:
Këtë të diele, takuam nëndegët e Poslishtit e Billushës. Së bashku me kandidatin për Asamble, Resmi Kryeziu, bashkëbiseduam me strukturat tona rreth punës e planeve të së ardhmes për rajonin e Vërrinit dhe për Prizrenin. Si qeverisje e ardhshme e Prizrenit, do të investojmë shumë në sektorë të ndryshëm që qytetit e fshatrave të Prizrenit t’u rikthehet gjallëria e munguar gjatë keq qeverisjes së Haskukës. Bashkë për Prizrenin /InLajmi/