Ministrja e Arsimit, Shkencës, Tekonologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci ka bërë të ditur edhe njëherë se nesër do të filloj viti i ri shkollor, përcjell InLajmi.
Nagavci ka bërë të ditur se gjatë kësaj kohe ka vizituar shumë shkolla dhe ka qenë në kontakt me drejtues shkollash, mësues e prindër.
Ajo gjithashtu ka treguar se 90% e stafitit që punojne në shkolla janë vaksinuar si dhe 65% prej tyre me dozën e 2-të.
Nagavci gjithashtu ka shkruar se përkundër progresit në vaksinimin e popullsisë, e në veçanti të punonjësve të arsimit, ky vit shkollor mund të jetë shumë sfidues.
Postimi i plotë i saj:
Nesër fillon viti i ri shkollor.
Kam vizituar gjatë gjithë kësaj kohe shumë shkolla dhe kam qenë në kontakt të vazhdueshëm me drejtues shkollash, mësues e prindër. Ndonse situata me pandeminë na ka sjell në një gjendje të vështirë e me shumë sfida, janë bërë pregatitjet e duhura për të filluar vitin e ri shkollor.
Mbi 90% e mësimdhënësve dhe stafit tjetër që punon në shkolla janë vaksinuar, më shumë se 65% prej tyre me të dy dozat.
Përkundër progresit në vaksinimin e popullsisë, e në veçanti të punonjësve të arsimit, ky vit shkollor mund të jetë shumë sfidues. Prandaj është e domosdoshme të respektohen masat mbrojtëse të rekomanduara nga profesionistët shëndetësor. Kjo është mënyra më e mirë për të vënë nën kontroll pandeminë, duke i kontribuar mbarëvajtjes së procesit mësimor dhe ruajtjes së shëndetit publik.
Mësuesit e drejtuesit e shkollave kanë shumë punë e përgjegjësi, por jam e bindur se angazhimi dhe kujdesi i tyre nuk do të mungojë. Vaksinimi, respektimi i masave si dhe bashkëpunimi në të gjitha nivelet dhe me prindërit do të na mundësojë një vit të suksesshëm shkollor.
Më shumë të dhëna të rëndësishme në faqen më poshtë. /InLajmi/