Në orët e paradites së sotme hetuesit policorë në kuadër të Stacionit Policor “Jugu” në Mitrovicë, kanë identifikuar dhe arrestuar dy persona të dyshuar për veprën penale ‘sulm’, përcjell InLajmi.
Arrestimi i 2 të dyshuarve A. D.,20 vjeçar dhe A. G.,17 vjeçar, të 2 shtetas të Republikës së Kosovës, është realizuar pas një pune hetimore dhe dyshime të arsyeshme se dy të dyshuarit me datën 24 shtator 2021, rreth orës 19:00, në rrugën “Zahiti Pajaziti” në Mitrovicë, kanë sulmuar viktimën i moshës 21 vjeçar.
Lidhur me rastin dhe veprimet e ndërmarra është njoftuar prokuroi i rastit i cili ka urdhëruar që rasti të iniciohet për veprën penale “sulm”.
Ndërsa pas procedurave të intervistimit, me urdhër të prokurorit dy të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt./InLajmi/