Një ngjarje mjaft intersante astronomike ka ndodhur këto ditë kur shumë astronomë amatorë të cilën vrojtojnë qiellin dhe hapësirën e pafund kanë vërejtur një ekplodim masiv në planetin më të madh të sistemit tonë diellor Jupiter.
Astronomë të shumtë nga Gjermania, Franca etj. kanë ,mbetur të mahnitur dhe kanë regjistruar momentin e ndezjes së një drite të fortë në Jupiter dhe kjo mendohet të jetë një Asteroid i madh që përplaset në planetin masiv.
Jupiteri me forcën më të madhe gravitacionale goditet shpeshherë nga objekte qiellore, por astronomët mendojnë se toka duhet të përsosë njohuritë dhe të përgaditet për çdo eventualitet. Edhe pse toka në rrugëtimin e saj ka orbitë më të sigurtë dhe se forca e saj gravitacione është më e dobët krahasuar me Jupiterin kjo nuk do të thotë se mund të jemi krejtësisht imun nga objektet e shumta qiellore si asteroidet, tranmseton Meto Ballkan.
Shikojeni momentin e shpërthimit gjigand në Jupiter.