Arben Vitia, ministër i Shëndetësisë ka mbajtur konferencë për media, raporton InLajmi.
Vitia gjatë kësaj konferencë ka njoftuar publikun për masat e reja anti-Covid, ku ka thënë se shumica e masave të reja, të cilat do hyjnë fuqi në 27 shtator, janë nga ato të kaluarat, derisa si masë e re konsiderohet mbajtja e mësimit në shkolla nëpërmjet prezencës fizike në grupe prej 20 personash.
” Nga vaksinimi do varet edhe qarkullimi. Tash që shumë shtete po aplikojnë edhe certifikatën digjitale të vaksinimit. Masat e ndërmarra dhe afatet kohore që janë dy javë shërbejnë që situata epidemiologjike të mbahet nën kontroll por nuk përjashtojmë mundësinë e masave të reja lehtësuese ose kufizuese varësisht nga situata”, ka thënë ndër të tjera Vitia. /InLajmi/