Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person pasiqë nga pakujdesia ka plagosur një anëtar të familjes, përcjell InLajmi.
Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes, dhe të dyshuarit i ka shkrepur aksidentalisht pushka ajrore.
Viktima është dërguar në spital ku edhe i është larguar predha dhe është jashtë rrezikut për jetë.
Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:
Prishtinë, 22.09.2021 – 21:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që të njëjtit nga pakujdesia i kishte shkrepur një pushkë ajrore, me ç ‘rast ka qëlluar në kokë një familjar të tij viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ku i është larguar predha dhe i njëjti është jashtë rrezikut për jetë. Njësiti policor ka konfiskuar pushkën ajrore dhe predhën. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt./InLajmi/