Shefi i Kabinetit të presidentes Osmani, Blerim Vela, ka thënë se Serbia po i rrit tensionet në kufi duke grumbulluar njësi policoro-ushtarake.
Sipas tyre, regjimi i Vuçiqit po kthehet në një politik të llojit të Millosheviqit për të kërcënuar dhe punuar në mënyrë aktive për të destabilizuar fqinjët e saj, transmeton Lajmi.net.
“Serbia vazhdon të rrisë tensionet rreth kufirit me #Kosovën duke grumbulluar njësi policore-ushtarake. Regjimi hegjemonik i # Vuçiqit po kthehet në politikën e Millosheviqit për të kërcënuar dhe punuar në mënyrë aktive për të destabilizuar fqinjët e saj. Përsëri, ata do të dështojnë”, ka shkruar ai