• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Friday, 26 September, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina KRYESORE

Krasniqi: Zgjedhjet në Mitrovicë janë festë pas degradimit të Bahtirit, Hamza do ta vendosë komunën në binarë

J G nga J G
24 September 2021
në KRYESORE
0 0
0
Krasniqi: Zgjedhjet në Mitrovicë janë festë pas degradimit të Bahtirit, Hamza do ta vendosë komunën në binarë
0
SHPERNDARJE
14
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka qëndruar në Mitrovicë, ku ka thënë se si rrallë herë e pak kund tjetër, zgjedhjet lokale kanë rëndësi jetike për këtë komunë, sepse qytetarët e saj e kanë mundësinë të udhëhiqen nga një njeri i ndershëm dhe profesionist me integritet siç është Bedri Hamza, përcjell InLajmi.

Krasniqi theksoi se kësaj radhe për PDK-në, zgjedhjet lokale në Mitrovicë janë festë, sepse sipas tij pas nëpërkëmbjes e degradimit të pashoq për 8 vjet nga Agim Bahtiri, kandidati i PDK-së për kryetar të Mitrovicës, Bedri Hamza do ta vendosë këtë komunë në binarët e zhvillimit e progresit.

“Vërtetë besoj me krejt qenien time që ky është një rast unik, që të gjithë së bashku t’i bashkojmë vullnetet dhe të mundësojmë qeverisjen që e nxjerrë Mitrovicën në një tjetër nivel dhe që qytetarëve të saj ua rikthen perspektivën e humbur. Ne e kemi në plan ta shërojmë Mitrovicën nga keqqeverisja kronike që e kanë sjellë ata njerëz, andaj mos lejoni që t’iu mveshin tregime të paqena, sepse e vërteta është një dhe është shumë e qartë. Bedri Hamza është njeri i Mitrovicës, para se të jetë njeri i PDK-së.”, tha ai.

Krasniqi theksoi se nuk ka diçka që ju duhet qytetarëve të Mitrovicës, e që Bedri Hamza nuk do të ketë zgjidhje për të, prandaj sipas tij ky është një rast unik për zhvillimin e Mitrovicës – qytetin e minatorëve, e zejtarëve e punëtorëve të zellshëm, për qytetin e sportit e kulturës, të traditës e zhvillimit.

“Para se të jetë politikan shembullor, Bedriu është profesionist shembullor e punëtor i ndershëm, sepse gjatë gjithë jetës së tij kudo që ka qenë, e edhe në të ardhmen, ka qenë i vendosur për një qeverisje të ligjshme mbi çdo gjë dhe mbi çdokënd. Unë besoj shumë që të bashkuar, me vullnet për të ndryshuar qytetin dhe komunën tuaj, të gjithë së bashku mundemi dhe duhet që ta mbështesim Bedri Hamzën, ashtu që me datën 17 tetor të keni festë të gjithë ju, t’i jepni fund keqqeverisjes e t’i jepni fillim qeverisjes së mirë.”, tha ai.

Ndërsa, kandidati i PDK-së për kryetar të Mitrovicës, Bedri Hamza tha se gjatë 4 viteve të fundit në Mitrovicë ka pasur keqqeverisje, keqmenaxhim, keqpërdorim të parasë publike, mungesë të transparencës dhe mungesë të llogaridhënies.

“Asnjë shkollë e re, asnjë çerdhe e re, asnjë projekt me të cilin mundet me u identifiku Mitrovica. Çdo vit, përmbaruesi privat ia ka marrë nga 1 milion e 100.000 deri në 1 milion e 700 a 800.000 e këtë vit do të kalojë mbi 2 milionë. Veç në emër të interesit dhe të provizioneve, Komuna e Mitrovicës në 4 vitet e fundit i ka 800.000 euro. Këto 800.000 euro me ia pasë dhënë fukarenjve, këto 800.000 euro me ia pas dhënë sportistëve, këto 800.000 euro me ia pasë dhënë artistëve, këto 800.000 euro me i pasë dhënë në projekte, sigurisht që Mitrovica do ta kishte një gjendje tjetër. Zona e lirë ekonomike, 48 hektarë, 500.000 euro të investuara, veç një biznes është aty. Jo që kanë ardhë bizneset, por kanë ikë bizneset.”, tha Hamza.

Ai duke kërkuar mbështetje për programin e PDK-së, theksoi se në Mitrovicë do të qeveriset me njerëz të mirë, të ndershëm dhe të ditur.

“Do të ketë investime në kulturë, investime në edukim, përmirësim, përfshirje e fëmijëve qysh nga mosha e re shkollore. Gjithashtu, do të trajtohet bujqësia, zhvillimi urban, parkingjet. Nuk mundesh njerëzve me ju thanë: po bre, unë e di që kur të bësh shkelje ligjore policia duhet me e zbatu ligjin. Po, kemi mungesë të parkingjeve, kemi me i identifiku. Parking nëntokësor, bashkë me çerdhe, Shtëpi të Komunitetit, park te Stacioni i Autobusëve, dislokimin e Stacionit të Autobusëve përballë Stacionit të Trenit. Gjithkund në botë i ke kështu. Parking nëntokësor te Omni Sport, parking te Qendra Zejtare, por jo me i dëmtu bizneset, por me ua përmirësu bizneseve. Dhe shumë projekte të tjera, duke e përfshirë edhe liqenin, kompletimin e infrastrukturës, gjelbërim shumë më tepër, zbukurim i atij aseti që është vlerë e shtuar për Mitrovicën. Të gjitha këto janë në programin e Partisë Demokratike.”, tha Hamza./InLajmi/

Tags: Bedri HamzaMemli KrasniqiMitrovica
Postimi i mëparshëm

Ismaili nuk komenton situatën në veri: Fokusi im është Prishtina

Postimi tjetër

Kadrijaj nga AAK: Lëvizjet e Serbisë drejtë kufijve të Kosovës, janë kërcënim për destabilizim

Të ngjajshme Postime

Rohde me fjalim emocionues për largimin nga Kosova, gjuan topin te Rudolphit
KRYESORE

Rohde me fjalim emocionues për largimin nga Kosova, gjuan topin te Rudolphit

26 September 2025
Bajrami thotë se kanë nisur hetimet për importin e energjisë në Kosovë pasi u ankuan në Vjenë e Lubjanë
KRYESORE

Bajrami thotë se kanë nisur hetimet për importin e energjisë në Kosovë pasi u ankuan në Vjenë e Lubjanë

26 September 2025
Presidentja nga Nju Jorku: Afrim Bunjaku mbrojti dinjitetin e kombit – Kosova nuk dorëzohet
KRYESORE

Presidentja nga Nju Jorku: Afrim Bunjaku mbrojti dinjitetin e kombit – Kosova nuk dorëzohet

25 September 2025
Ismaili i bindur për fitoren në Prishtinë: Mbështetja do të jetë qytetare, jo partiake
KRYESORE

Ismaili i bindur për fitoren në Prishtinë: Mbështetja do të jetë qytetare, jo partiake

25 September 2025
Fushata zgjedhore: Mbi 20 mijë euro gjoba për kandidatë e parti politike
KRYESORE

Fushata zgjedhore: Mbi 20 mijë euro gjoba për kandidatë e parti politike

25 September 2025
Rohde: Të merret seriozisht dialogu, Kosova ta formojë qeverinë e re
KRYESORE

Rohde: Të merret seriozisht dialogu, Kosova ta formojë qeverinë e re

25 September 2025
Postimi tjetër
Kadrijaj nga AAK: Lëvizjet e Serbisë drejtë kufijve të Kosovës, janë kërcënim për destabilizim

Kadrijaj nga AAK: Lëvizjet e Serbisë drejtë kufijve të Kosovës, janë kërcënim për destabilizim

Lajmet e fundit

Rohde me fjalim emocionues për largimin nga Kosova, gjuan topin te Rudolphit

Rohde me fjalim emocionues për largimin nga Kosova, gjuan topin te Rudolphit

26 September 2025
Largohet shtylla elektrike rreth 25 metra e lartë nga “Transiti i ri” në Prizren

Largohet shtylla elektrike rreth 25 metra e lartë nga “Transiti i ri” në Prizren

26 September 2025
Bajrami thotë se kanë nisur hetimet për importin e energjisë në Kosovë pasi u ankuan në Vjenë e Lubjanë

Bajrami thotë se kanë nisur hetimet për importin e energjisë në Kosovë pasi u ankuan në Vjenë e Lubjanë

26 September 2025
Një botë e veçantë arti

Një botë e veçantë arti

26 September 2025
Komunikimi i tepërt në marrëdhënie: Zakoni toksik që duket i shëndetshëm

Komunikimi i tepërt në marrëdhënie: Zakoni toksik që duket i shëndetshëm

26 September 2025
Përparim Rama për pushtetin qendror: Shiten patriotë, e duan ta çojnë vendin poshtë e më poshtë

Përparim Rama për pushtetin qendror: Shiten patriotë, e duan ta çojnë vendin poshtë e më poshtë

25 September 2025
Presidentja nga Nju Jorku: Afrim Bunjaku mbrojti dinjitetin e kombit – Kosova nuk dorëzohet

Presidentja nga Nju Jorku: Afrim Bunjaku mbrojti dinjitetin e kombit – Kosova nuk dorëzohet

25 September 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu