Kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e PDK-së, Uran Ismaili ka mbajtur një konferencë për media, ku ka dhënë detaje nga program i tij mbi menaxhimin e mbeturinave, raporton InLajmi.
Ismaili është shprehur se brenda vitit të parë të qerverisjes së tij, do të rregullohet infrastruktura për menaxhim të mbeturinave.
Ai ka shtuar se kjo çështje do të jetë prioritet për një Prishtinë të gjelbër.
Deklarata e Ismailit për mbeturina u bë nga lokacioni i Deponisë të Mbeturinave ilegale, që është krijuar në mungesë të një infrastrukture të përshtatshme komunale për mbledhjen e tyre.
Ndër të tjera, kandidati i PDK-së, tha se të ketë angazhim edhe në organizim për grumbullim të mbeturinave të bizneseve me anë të ndërtimit të një qendre për trajtimin e tyre dhe vendose të kamerave në vendet ku grumbullohen mbeturina ilegale./InLajmi/
