Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi ka shkruar 4 hapa që duhet të ndjekën për uljen e tensionit në veriun e Kosovës, përcjell InLajmi.
Sipas Miftarja, Kurti duhet të takohet me komandantin e KFOR-it dhe në pajtim me marrëveshjen Kosovë-NATO, KFOR të merrë përsipër ruajtjen e sigurisë afër Janinjës.
Ai gjithashtu ka thënë se trupat e Njësisë Speciale duhet të kthehen në Prishtinë pasi që misionin e tyre e kanë përfunduar me sukses.
Postimi i plotë i tij:
Hapat per uljen e tensioneve ne veri te Republikes se Kosoves:
- Kryeministri Kurti takon komandantin e KFOR-it dhe i kerkon qe ne pajtim me marrreveshjen Kosove-NATO, KFOR te marr persiper ruajtjen e sigurise ne afersi te pikes kufitare ne Jarinje. KFOR te kete prezence te shtuar ne pikat kufitare dhe te kujdeset per sigurine e doganiereve dhe policeve te rregullte ne veri te Republikes.
- Trupat e Njesise Speciale te Policise se Kosoves te kthehen ne Prishtine, pasi e kane perfunduar me sukses misionin qe iu eshte kerkuar.
- Marreveshja per targat vazhdon te zbatohet, ne pajtim me vendimin e qeverise se Republikes se Kosoves.
- KFOR po ashtu te sigurohet qe te gjitha rruget ne veriun e Republikes te jene te hapura per qytetaret, me theks te veçante serbet, te cilet jane viktimat kryesore te politikave ditore te Presidentit Vuçiq dhe grupeve kriminale ne ate pjese te Republikes se Kosoves. /InLajmi/




















