Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti ka mabtjur konferencë për media ku ka bërë të ditur se Bordi ka marr marr vendim për revokimin e licencës kompanisë “Kosova e Re”, pas 11 muajve nën administrim të përkohshëm, raporton InLajmi.
“Bordi i BQK-së ka marr vendim që Kosovës së Re t’i rivokohet licenca. Kosova e Re ndër vite ka pasur vështirësi financiare, dhe atë për mbulim të provizioneve teknike. BQK-ja përkatësisht në mënyrë të vazhdueshme ka bërë përpjekje për përmirësimin e gjendjes financiare të siguruesit Kosova e Re”.
“Aksionar i siguruesit Kosova e Re nuk ju ka përgjigjur kërkesave të BQK-së. Me qëllimin të mbrojtjes BQK duke u bazuar në detyrat dhe përgjegjësitë, ka marr vendim për rivokimin e licencës së këtij siguruesi”.
“Nuk është vendim i lehtë, kemi bërë përpjekje i kemi dhënë mundësi, i kemi shqiptuar gjoba fillimisht, thjesht deri në proces të administrimit dhe pas një periudhe të gjatë ne si bord e kemi vazhduar administrimin edhe për tre muaj, me kush që të ketë shenja në drejtim që aksionari e ka seriozisht vullnetin për të shpëtuar këtë kompani”.
“Në bazë të dhënave të fundit numri total është 140, 80 janë punëtore dhe 60 agjentë”, tha Mehmeti.
Nga ana tjetër zëvendësguvernatori, Sokol Havolli tha se industria e sigurimeve ka marr përsipër që polisa mos të skadojë dhe të pranojë të gjitha dëmet në mënyrë që mos të dëmtohen qytetarët.
“Pa veprime konkrete BQK nuk mund të shtynte procesin më tutje, pikërisht qëllimi jonë është që t’i mundësohet aksionarëve ekzistues dhe potencial. Vendimi më i padëshirueshëm është revokimi i licencës dhe vetëm kur nuk ka alternative tjetër ne e ndërmarrim këtë veprim”.
“Obligimi për të plotësuar kushtet ligjore ka qenë 7.70 milionë euro, tash është çështje e likuiditetit qe të ndërmarr veprimet e nevojshme, procesi i likuidimit bart psoja financiare në vend. Mirëpo është e rëndësishme që industria e sigurimeve ka marr përsipër që polisa e sigurimit të detyrueshëm të mos skadojnë pas një muaji, por të pranojnë të gjitha dëmet që vinë nga polisat aktive dhe që qytetarët mos të dëmtohen”. /InLajmi/