Për muajin shtator janë rezervuar 400.000 termine për vaksinim përmes platformës e-KOSOVA.
Derisa janë edhe 100.000 termine të lira për qytetarët që ende nuk janë imunizuar.
Kështu bëri me dije për Klan Kosovën, anëtari i Komitetit për Imunizim dhe zyrtari për informim, Faik Hoti.
Deri më tani në Kosovë janë administruar 1 milion e 241.949 doza të vaksinave.