Kandidati për kryetar nga ana e PDK-së në Prizren, Shaqir Totaj së bashku me kandidatët për Kuvend Komunal kanë mbjellur dhjetra fidane buzë Lumbardhit deri në Marash, përcjell InLajmi.
Totaj ka thënë se ky shembull i mbjelljes së fidanëve do të jetë edhe për 4 vitet të ardhshme të qeverisjes së tij, ku do ta kthej Prizrenin të gjelbër.
Ai gjithashtu ka thënë se zotim i tij është hapësira të gjelbërta dhe parqe të reja.
Postimi i plotë i tij:
Mëngjesin e sotëm, bashkë me kandidatët për Kuvend Komunal, me bartësin e listës fituese Kujtim Gashi, ecëm buzë Lumbardhit e deri në Marash, ku mbollëm dhjetera fidane, si shembull i Prizrenit të gjelbër që do ta transformojmë gjatë katër viteve të ardhshme. Mbi 10 mije fidane të reja do të mbillen në pjesët më të populluara të qytetit.
Hapësira të gjelbërta dhe parqe të reja janë zotimet e mija për një qytet të pastër e të jetueshëm. Ne e duam Prizrenin, do ta ruajmë qytetin dhe do të punojmë që ky vend të jetë qytet më i mirë e më i shëndetshëm për fëmijët e nipërit tanë.
#BashkëPërPrizrenin /InLajmi/