Ndotja e ajrit është edhe më e rrezikshme nga sa mendohej më parë, ka paralajmëruar Organizata Botërore e Shëndetësisë, transmeton InLajmi.
Rreth 7 milionë njerëz vdesin para kohe çdo vit nga sëmundjet që lidhen me ndotjen e ajrit, thotë OBSH.
Vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme vuajnë më shumë, për shkak të mbështetjes së tyre në karburantet fosile për zhvillimin ekonomik.
OBSH e vendos ndotjen e ajrit në të njëjtin nivel me pirjen e duhanit dhe ushqimin e pashëndetshëm.
Ajo po u kërkon 194 shteteve anëtare të saj që të ulin emetimet dhe të ndërmarrin veprime për ndryshimet klimatike, përpara samitit të COP26 në nëntor.
Ndotja vjen nga shkarkimet e automjeteve dhe ngrohja qendrore e gazit. Por grimcat e dëmshme lëshohen gjithashtu në ajër në mënyra të tjera – ose formohen në ajër në reagim me kimikate të tjera, shkruan BBC.
Burimet e grimcave përfshijnë ngjyra, lëngje pastrimi dhe tretës./InLajmi/