Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit e paralajmëruar të mbahet sot ka dështuar për shkak se nuk ishin prezentë shefat e Grupeve Parlamentare, raporton InLajmi.
Kështu është shprehur0 shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, i cili tha se nuk duhet që procesi zgjedhor të jetë pengesë për punën e Kuvendit.
“Sot kemi qenë të ftuar në mbledhjen e kryesisë dhe siç e pat mbledhja nuk u mbajt për shkak se nuk kishte anëtarë të mjaftueshëm dhe kjo është porosi e keqe se ne duhet të ushtrojmë funksionin tonë në kuvend, shihet qartë se ka mungesë të koordinimit”.
“Në mbledhje ka qenë Arben Gashi, Saranda, Glauku dhe një koleg tjetër dhe të tjerët ishin në mungesë, dhe nuk s’duhet procesi zgjedhor të penalizojë të ndalojë punën e Qeverisë”.
Për këtë çështje, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca nuk ka pranuar të flasë para gazetarëve./InLajmi/