Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia gjatë raportimit të tij në Komisionin për Shëndetësi ka paralajmëruar për disa masa të reja, raporton InLajmi.
Vitia në fjalën e tij u shpreh se nga dita e hënë e javës së ardhshme, askush nuk mund të hyjë në hapësira të brendshme të lokaleve pa test PCR apo certifikatë vaksinimi.
“Në masat që jemi duke hartuar tani edhe në gastronomi të aplikohet nga data 27 shtator të aplikohen masa kufizuese vetëm me certifikatë të vaksinimit, me test PCR dhe me test serologjik. Shoqata e Gastronomeve është treguar bashkëpunuese në këtë drejtim. Me këto shifra, një masë e tillë nuk është më pengesë as për sektorin e gastronomisë”, tha Vitia./InLajmi/