• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Saturday, 17 January, 2026
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Kosovë

Vazhdon dilema e Kosovës për kyçje në gazsjellsin amerikan

J G nga J G
22 September 2021
në Kosovë
0 0
0
Vazhdon dilema e Kosovës për kyçje në gazsjellsin amerikan
0
SHPERNDARJE
31
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Përfaqësues të shoqërisë civile dhe disa parti opozitare i kanë bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që të pranojë investimin amerikan për ndërtimin e infrastrukturës së gazit natyror.

Kosova, sipas tyre, ka nevojë për rritje të diversitetit të burimeve të energjisë elektrike dhe investimi në infrastrukturën e gazit duhet të fillojë sa më shpejt.

Projekti për zhvillimin e sektorit të gazit natyror po vazhdon të diskutohet mes Qeverisë së Kosovës dhe Korporatës së Sfidës së Mijëvjeçarit të Qeverisë së SHBA-së .

Opsioni që është më i studiuari për këtë projekt është ndërtimi i infrastrukturës së gazit, që do t’i jepte qasje Kosovës – përmes Maqedonisë së Veriut – në tregun e gazit natyror në Azerbajxhan.

MCC-ja ka alokuar një grant deri në 200 milionë dollarë që do të mund të shfrytëzohej për ndërtimin e kësaj infrastrukture.

Dardan Abazi, hulumtues i lartë në Institutin për Politika Zhvillimor, thotë për Radion Evropa e Lirë se Qeveria e Kosovës nuk duhet të humbë mundësinë e këtij projekti dhe të njëjtin të bëjë pjesë të strategjisë me cakun kryesor dekarbonizimin ose largimi nga vartësia prej qymyrit.

“Dy gjëra janë të rëndësishme. E para që përkushtimi i marrë me deklaratën e samitit të Sofjes të përkthehet në strategjinë e energjisë si dhe në planin kombëtar për energji dhe klimë. Ky përkushtim është për dekarbonizimi deri në vitin 2050. Elementi i 2-të që duhet bërë është koordinimi i veprimeve tona me partnerët tanë, Shtetet e Bashkuara”, thotë Abazi.

Kosovës, shton Abazi, tani vetëm i duhet një projekt më i detajuar siç është: në cilin vit do të futet gazi dhe në çfarë përqindje do të largohet qymyri si rrjedhojë e kësaj.

Dilemat e qeverisë për linjën e gazit

Përveç konfirmimit që Qeveria e Kosovës e ka bërë për projektin për zhvillimin e sektorit të gazit natyror, për këtë është deklaruar për Zërin e Amerikës edhe një zëdhënës i Ambasadës amerikane në Prishtinë.

Ai ka thënë se ‘diskutimet janë duke vazhduar nëse Qeveria e Kosovës do ta mbështesë këtë propozim’.

Por, pavarësisht diskutimeve që po bëhen, qeveria ka paraqitur dilema rreth projektit.

“Kostoja kapitale e investimit është njëra prej tyre dilemave”, ka thënë javën e kaluar, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.

Varësisht prej cilit model dhe cilit opsion, ka thënë Rizvanolli, llogaritjet janë që mund të kushtojë deri 600 milionë ose më shumë.

Një analizë preliminare financiare e investimit, në veçanti qartësimi se cila do të ishte kostoja totale, çfarë implikimesh do të kishte prodhimi i energjisë elektrike nga gazi në tarifat që do t’i paguanin qytetarët dhe bizneset, janë detaje që po kërkon qeveria, ka thënë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka akuzuar Qeverinë Kurti se po humb afatet për fillimin e projektit të ndërtimit të infrastrukturës së gazit.

“A është kjo mënyrë për të dështuar këtë projekt në shërbim të ndonjë projekti alternativ që e ceki presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili paralajmëroi Autostradën e Paqes dhe gazsjellësin rus për Kosovë?”, ka pyetur Haradinaj gjatë një seance parlamentare.

Shumëfishimi i burimeve të energjisë dalin edhe nga zotimet që Kosova i ka dhënë me nënshkrimin e Marrëveshjes së Uashingtonit në vitin 2020.

Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka thotë se çështja e depërtimit të gazit të lëngshëm natyror në shtetet e Ballkanit Perëndimor është një nga interesat strategjike të SHBA-së, por përtej këtyre, Kosova vetë ka nevojë për diversifikimi të burimeve të energjisë.

“Kosova me këtë projekt do të harmonizonte interesat e saj me interesat e partnerëve strategjikë, në këtë rast me SHBA-në”, thotë Zeka.

Zeka thotë se nuk mund të flitet për zhvillim të qëndrueshëm ekonomike as për fuqizim të kapaciteteve industriale të Kosovës, për aq kohë që burimi gati i vetëm i furnizimit me energji elektrike gjenerohet nga burimet fosile, që po ashtu shkaktojnë ndotje të madhe në mjedis.

Kyçja e Kosovës në projektet rajonale të furnizimit me gaz natyror është paraparë edhe në Strategjinë e Energjisë e Republikë së Kosovës 2017-2026.

Në këtë strategji thuhet se projekti i gypit Trans Adriatik (TAP) i ka krijuar Kosovës mundësi të mëdha për t’u kyçur në rrjetin ndërkombëtar të gazit natyror, shkruan REL.

“Në këtë rrafsh, varësisht nga zhvillimet e projekteve rajonale të gazit në Evropën Juglindore, Qeveria e Kosovës mbetet e përkushtuar që të shfrytëzojë të gjitha mundësitë për të qenë e përfshirë në projektet e përbashkëta të Komunitetit të Energjisë për gazin natyror”, thuhet në këtë strategji.

Tags: GazsjellësiqeveriaSHBA
Postimi i mëparshëm

Daçiq: Nuk lejojmë spastrimin etnik të serbëve

Postimi tjetër

23 vjet nga rënia e Fehmi dhe Xhevë Lladrovcit

Të ngjajshme Postime

Një i lënduar si pasojë e një aksidenti në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë
Kosovë

Aksidenti me fatalitet në rrugën Komoran-Carralevë, edhe katër të lënduar

15 January 2026
Instituti i Krimeve të Luftës me dokumentar për Masakrën e Reçakut – dëshmi që flasin me gjuhën e së vërtetës
Kosovë

Instituti i Krimeve të Luftës me dokumentar për Masakrën e Reçakut – dëshmi që flasin me gjuhën e së vërtetës

15 January 2026
IKSHPK: Monitorimi i ujit të pijshëm vazhdon, probleme në disa zona të Gjilanit dhe Klinës
Kosovë

IKSHPK: Monitorimi i ujit të pijshëm vazhdon, probleme në disa zona të Gjilanit dhe Klinës

15 January 2026
BE nis heqjen e masave kufizuese ndaj Kosovës, pritet lirimi i mbi 400 milionë eurove
Kosovë

BE nis heqjen e masave kufizuese ndaj Kosovës, pritet lirimi i mbi 400 milionë eurove

15 January 2026
Ministria e Kulturës reagon për zgjedhjen e Bekë Berishës në krye të KB Prishtina: Të shmanget konflikti i interesit, 30 ditë kohë
Kosovë

Ministria e Kulturës reagon për zgjedhjen e Bekë Berishës në krye të KB Prishtina: Të shmanget konflikti i interesit, 30 ditë kohë

15 January 2026
Mjete pirotenik hidhen tek Stacionit të Policisë së Kosovës në Mitrovicën e Veriut
Kosovë

Detaje nga aksioni në Veri kundër lojërave të fatit, intervistohen 3 të dyshuar, dy të tjerë po kërkohen nga Policia

15 January 2026
Postimi tjetër
23 vjet nga rënia e Fehmi dhe Xhevë Lladrovcit

23 vjet nga rënia e Fehmi dhe Xhevë Lladrovcit

Lajmet e fundit

A ia dha çmimin Nobel për Paqen? Machado jep detaje nga takimi me Trump: Shkoi shumë mirë

A ia dha çmimin Nobel për Paqen? Machado jep detaje nga takimi me Trump: Shkoi shumë mirë

15 January 2026
Reperi iranian i shpëton protestave: Po i mbytin njerëzit në gjak

Reperi iranian i shpëton protestave: Po i mbytin njerëzit në gjak

15 January 2026
Yll Limani nuk do të këndoj në klube të natës gjatë vitit 2026 – kjo është arsyeja

Yll Limani nuk do të këndoj në klube të natës gjatë vitit 2026 – kjo është arsyeja

15 January 2026
Paralajmërimi i Kryeprokurorit: Së shpejti aktakuzë për vrasjen e Jasharëve

Paralajmërimi i Kryeprokurorit: Së shpejti aktakuzë për vrasjen e Jasharëve

15 January 2026
Një i lënduar si pasojë e një aksidenti në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë

Aksidenti me fatalitet në rrugën Komoran-Carralevë, edhe katër të lënduar

15 January 2026
E rëndë, 28 vjeçari nga Kosova humb jetën në një aksident në Slloveni

E rëndë, 28 vjeçari nga Kosova humb jetën në një aksident në Slloveni

15 January 2026
Hoti kërkon lidershqip të ri në LDK: Më 2021 kemi vendosur këtë standard, z. Abdixhiku e ka promovuar

Hoti kërkon lidershqip të ri në LDK: Më 2021 kemi vendosur këtë standard, z. Abdixhiku e ka promovuar

15 January 2026
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu