Një tërmet me magnitudë 5.8 ka tronditur Australinë juglindore, duke dëmtuar ndërtesat në qytetin e Melburnit, transmeton InLajmi.
Tërmeti ndodhi jo shumë larg kryeqytetit të shtetit Victorian.
Kryeministri Scott Morrison tha “ne nuk kemi pasur raporte për lëndime të rënda dhe ky është një lajm shumë i mirë”.
Tërmeti u ndje gjithashtu në Australinë Jugore fqinje dhe Uellsin e Ri Jugor.
Tërmeti i parë u pasua nga 2 tërmete me magnitudë 4.0 dhe 3.1, shkruan BBC.
Ndërsa ky është një nga tërmetet më të mëdhenj të Australisë vitet e fundit, dhe nuk duket se ka shkaktuar dëme të konsiderueshme./InLajmi/