Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në bashkëpunim me komunën e Prishtinës dhe Policinë e Kosovës kanë shënuar sot “Ditën Ndërkombëtare pa Makina”, raporton InLajmi.
Dita Ndërkombëtare pa Makina ka për synim sensibilizimin e njerëzve që të shmangin të paktën për një ditë makinat e tyre.
Një përpjekje kjo për të zvogëluar emetimet e lëndëve të dëmshme për organizmin dhe si një përpjekje për të kontribuar në mbrojtje të mjedisit.
Kujtojmë që kjo ditë që prej vitit 1988 në Paris ka filluar të festohet, dhe brenda 4 viteve ka arritur të bëhet Dita Botërore e Lëvizjes pa Makina në të gjithë botën./InLajmi/